Vizita oftalmike

Optika 1 në bashkëpunim me ZEISS ofron në Shqipëri përvojën 200-vjeçare në fushën e optikës të kompanisë gjermane Carl Zeiss.

Optica 1 ju ofron jo vetëm lentet ZEISS të cilësisë më të lartë në botë, por edhe një kontroll të përpiktë shikimi me pajisje moderne, nga okulistë të certifikuar në Gjermani, nën mbikëqyrjen e ZEISS.

Të bësh një vizitë oftalmologjike në optikën tonë do të thotë që, përveç problemeve të shikimit si: miopia, hipermetropia, astigmatizmi etj., vizita ndihmon për të kuptuar nëse syri ka probleme patologjike si katarakte, tendosje të syrit, degjenerim makular, retinopati diabetike etj.

Në Optika 1 vizita okulistike është më shumë se përkufizimi i dioptrisë sepse në çdo dyqan Optika 1 është instaluar një klinikë e mirëfilltë okulistike që na jep mundësinë të bëjmë një diagnozë të thelluar të çdo patologjie të syrit për të gjitha moshat (të rritur dhe fëmijë).

Shërbimet që ne ofrojmë

Kontroll i shikimit me dhe pa korrigjim (dioptri)

Autorefraktometër (Matja, përcaktimi i numrit me aparaturat përkatëse të standardi të lartë)

Ekzaminimi biomikroskopik: Segmenti i përparmë dhe i pasmë i syrit. Segmenti i pasmë: Fundus Oculis për të vlerësuar retinopatinë diabetike dhe hipertensive.

Tonometër (Matja e presionit të syrit)

Pajisja me precizion absolut dhe të teknologjisë së lartë në pronësi të Optika 1 në bashkëpunim me ZEISS janë një mbështetje e jashtëzakonshme për të kryer me saktësi dhe profesionalizëm çdo ekzaminim. Falë teknologjisë së avancuar, vizita okulistike zhvillohet në siguri të plotë duke ruajtur distancën fizike me pacientin gjatë gjithë kohës.

Rezervoni një vizitë oftalmologjike: